Ministriae Arsimit, rregulla të reja për studentët: Ndjekja e leksioneve, me detyrim

1 Minuta Lexim

Ministria e Arsimit ka bërë me dije për të gjithë studentët e cikleve Bachelor dhe Master, se ndjekja e leksioneve, ashtu siç është vepruar deri më tani për seminaret, do të jetë e detyrueshme.

Fakultetet tashmë do të veprojnë njësoj si në rastet e seminareve, ku edhe gjatë leksioneve do të ketë regjistra që mbajnë shënim mungesat e studentave.

Nëse studentët nuk frekuentojnë rregullisht proceset mësimore, do të detyrohen të paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit. Vendimi mban vulën e Ministrisë se Arsimit dhe firmën e Ministres Kushi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull