Rusia ka vijuar të bombardojë mëngjesin e sotëm kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Shpërthime të shumta janë shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Ukrainës në Kiev.
Duket se Putin ka nisur hakmarrjen pasi sulmet vijnë vetëm pak orë pasi ai akuzoi forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin e urës në Krime.
Në rrjetet sociale po qarkullon dhe një video tragjike, ku shfaqet një vajzë që ishte duke përcjellë një video-mesazh nga Kiev në momentin kur raketat goditën qytetin. Vajza shihet e tmerruar dhe më pas shkëputet nga video.
Sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainë nga sulmet në Kiev, deri më tani janë evidentuar tetë viktima dhe disa të plagosur, por nuk dihet ende numri i saktë.