Në Austri ka fituar zgjedhjet presidenciale presidenti aktual Alexander Van der Bellen. Gjashtë bashkëkonkurruesit për postin më të lartë shtetëror kanë mbetur shumë pas me vota.
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 për qind të votave. Kësisoj presidenti aktual i Austrisë rizgjidhet me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t’u zgjedhur. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi.
Të gjithë kandidatët e tjerë për presidentet kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18 për qind të votave. Ndërsa kandidatët e tjerë shënojnë kuota njëshifrore. Rezulati zyrtar pirtet të shpallet gjatë së hënës (10.10), sepse pritet të numërohen edhe votat e dërguara me postë.