Rama: Historia e shqiptarëve e kërcënuar nga një injorancë e pashembullt

2 Minuta Lexim

Në konferencën për 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave, kryeministri Edi Rama u ndal tek historia dhe gjuha shqipe. Në fjalën e tij ai u shpreh se është e kërcënuar historia e shqiptarëve nga një injorancë e pashembullt që për shumë vite e ka kthyer mënjasinë e Akademisë së Shkencave.

Sa i takon gjuhës, kreu i qeverisë theksoi se ajo po gërryhet nga poshtë duke e shpërdoruar në mënyrën totale. “Askush nuk e ka mendjen të shkruajë saktë- tha Rama- por të gjithë e kanë mendjen të bëjnë “sent” sa më shpejt.

“Është e kërcënuar historia e shqiptarëve nga një injorancë e pashembullt që për shumë vite e ka kthyer mënjasinë e Akademisë së Shkencave në një territor anësish politike dhe në një arenë ekstermizmash që gjejnë rrugë për shkak se bota e komunikimit është një botë që nuk ka respekt për asnjë hierarki.

Ne jemi në kushtet kur është e pasigurt nëse mund ta shkruajmë apo jo një histori të shqiptarëve, duke e pasuruar, por jo duke u ndarë për a konstestuar.

Ashtu sikurse gjuha shqipe është e kërcënuar si asnjëherë më parë.  Ata që thuhen në gjuhën shqipe në rendin e pavërtetë pseuagademik janë vetëm maja e një ajsbergu që po e gërryen gjuhën nga poshtë përmes shpërdorimit total të saj në një botë komunikimi ku askush nuk e ka mendja sa saktë i shkruan fjalët por e ka mendjen të bëjë “send” sa më shpejt”, tha kreu i qeverisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull