Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

1 Minuta Lexim

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali.

Mediat italiane thonë se shqiptari  u qëllua gjatë natës me 7 plumba në afërsi të provincës Vittoria.

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull