KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës

0 Minuta Lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Deri tani ai ka qenë i komanduar në këtë post ndërsa sot është bërë emërimi zyrtar i tij.

Çela zëvendëson në këtë post Elisabeta Imerajn, që u shkarkua nga vetingu.

Ai ka një mandat 3-vjeçar në kryetë organit të akuzës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull