Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se ka ambicie për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore, për të fituar një mandat të dytë në qytetin verior.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ndreu u shpreh se beson që Partia Socialiste do ta rikandidojë në Lezhë.
“Unë ambicien e kam të rikandidoj, për arsye të tempit të punëve që kemi përballuar gjithë këtë kohë. Kemi arritur të mbajmë ritmin dhe të japim produktin e duhur. Borxhet e bashkisë po shkojnë drejt sfumimit, turizmi dhe bujqësia janë vlerësuar në mënyrë të posaçme.
Në turizëm kemi bërë hapa përpara, në bujqësi ne kemi ndërhyrë në bërjen e 400 km kanale kulluese, çka ka bërë që tokat të mos përmbyten më. Besoj se do jem i konfirmuar, sipas të dhënave që kam”, theksoi ai.
Në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme, Partia Socialiste do të garojë e vetme dhe jo me aleatë.
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi ditën e djeshme se aleatët e tyre janë vetëm qytetarët.