“LUFTËRAT E BORATIT” KRYEMINISTËR

2 Minuta Lexim
 Nga Erion DASHO *-
Shqiptarët nuk njihen për kujtesë afatgjatë, por gjithsesi është e vështirë të harrohen dy vitet përgjatë të cilëve çdo kritikë për menaxhimin skandaloz të pandemisë merrte përgjigjen “Jemi në luftë! Bilancin do ta bëjmë në fund të luftës!”
Në fakt, fundi i pandemisë erdhi dhe askush nuk mori përgjegjësi për 20 mijë të vdekurit, qytetarët që u lanë pa teste, të sëmurët që u lanë të vdisnin në shtëpi, familjarët që blenë ajrin me para dhe qytetarët të cilëve ju ofrua vaksina kineze duke refuzuar në mënyrë kriminale ofertën për të siguruar vaksina Moderna.
***
Sot në studiot televizive, përfaqësuesit dhe rrogëtarët e Rilindjes kanë shpikur një “luftë” të re, atë me hakerat iranianë. Kritikave për situatën sa kriminale aq edhe të turpshme që është krijuar me megaskandalin e e-Albanias, ju vihet përballë shprehja tashmë e provuar “Jemi në luftë! Të kalojmë luftën dhe pastaj flasim!”
***
Në fakt, as pandemia dhe as skandali i e-Albanias nuk janë luftëra, janë thjesht shembuj të një qeverie të paaftë të menaxhojë një pandemi apo të ngrejë një sistem informacioni.
Janë shembuj të keqmenaxhimit, paaftësisë, injorancës, abuzimit, klientelizmit, favoritizmit dhe kusarisë.
Dhe vetë Borati më tepër se një “luftëtar” modern të kujton një Don Kishot që shpik luftëra për të qetësuar përçartjet e veta…
Zoti i ndihmoftë shqiptarët me këtë të marrë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull