Zgjedhjet, deputeti socialist: PS vjen me avantazhe, bashkimi Berisha-Meta alternativë me përmbajtje kriminale

2 Minuta Lexim

Deputeti socialist, Petro Koçi teksa ka komentuar zgjedhjet lokale u shpreh se Partia Socialiste në gjithë këto vite ka dëshmuar se është e vetmja fuqi e ndryshimit.

Ai tha se PS vjen me avantazhe në këto zgjedhje, ndërsa mundësinë e një bashkimi të grupit Alibeaj dhe Berishës, Koçi e konsideroi si njëllë non grada për të gjithë PD.

Deputeti socialist komentoi dhe bashkimin e Berishës me Metën për të cilin u shpreh se është një alternativë me përmbajtje kriminale.

“Zgjedhjet do të kenë rëndësinë e vetë sepse janë në një moment pas shumë ngjarjesh dhe zhvillimesh që janë caktuar nga opozita që ka braktisur parlamentin dhe kuvendit dhe tani vijnë tek ajo që mund të konsiderohet normale. PD janë ndarë në dy pjesë dhe pavarësisht lajmeve të fundit është shpejt për të konkluduar për bashkimin.

Dihet që çdo bashkim me Berishën nuk rrezikon vetëm një parti politike por të gjithë Shqipërinë. Do të merrte njollën e non gratës dhe vetë PD, sepse kemi të bëjmë me një personazh që nuk është non grata vetëm për SHBA por edhe për Anglinë.

Kështu që ka zhvillime që konsiderohen në Shqipëri si negative për opozitën, për më tepër që kemi të bëjmë dhe me një bashkim të Berishës dhe Metës një bashkim mes politikës kriminale dhe super të korruptuar, një alternativë me përmbajtje kriminale.

Sa i përket PS vjen në këtë moment me avantazh duke qenë dhe në pushtet sepse duhet harmonia mes pushtetit qendror dhe atij vendor. PS do i fitoj këto zgjedhje, është një makineri elektorale, organizative, është e para në gjithë këtë pikëpamje. Këto janë avantazhe që garantojnë jo vetëm proces dhe rezultat”, u shpreh Koçi  në studion e lajmeve në MCN TV.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull