Vranë taksistin se dyshuan se kishte lidhje me nënën e tyre, Apeli jep vendimin për dy vëllezërit Shera

2 Minuta Lexim

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë sot në burg vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla. Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht të vitit 2020 në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”.

Më konkretisht, Saimir Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim dhe 21 vite burgim. Po ashtu, ai është shpallur fajtor edhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, vepër penale e cila i shton edhe 5 vite të tjera burgim. Me uljen e dënimit me 1/3 përfundimisht Saimiri është dënuar me 14 vite dhe tetë muaj burgim.

Kurse, vëllai i tij, Arsil Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim duke u dënuar me 15 vite burg. Në zbatim të nenit 406 te K.Pr.Penale, ai është dënuar përfundimisht me 10 vite burgim. Arsil Shera kërkoi ndryshimin e vendimit, dhe deklarimin e pafajshëm për akuzën e vrasjes me paramendim, kurse vëllai i tij, Saimiri kërkoi që të ndryshohej vendimi, për caktimin e dënimit

Çështja shkoi në apel pasi nën kufijtë e parashikuar me ligj. Megjithatë, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi sot që të linte në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 9 shkurt të këtij viti.

Kujtojmë se në dëshminë e tij para prokurorëve, Saimir Shera ishte shprehur se i “ishin errësuar sytë” kur mësoi se e ëma kishte një lidhje me Budllën, duke theksuar se kur ishte kthyer nga Greqia kishte gjetur të gjithë fshatin duke folur për këtë çështje.

“I ngjita makinës me qira frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit,” u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.

“E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”- tha 33 vjeçari.
Pavarësisht kësaj, gjykata i shpalli fajtorë të dy të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull