Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar është Komisioni Europian që ka paralajmëruar kryeministrin e qeverisë shqiptare Edi Rama të mos nxitohet me miratimin e amnistisë fiskale. Reagimi i KE vjen pasi qeveria riktheu për konsultim ligjin dhe po tenton ta dërgojë me nxitim në Parlament, por institucionet ndërkombëtare i kanë dal të gjitha kundër. Një ditë më parë ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që i dha goditje qeverisë, por sot ka ardhur një “shuplakë” akoma dhe më e madhe.
Nesër do të prezantohet progres-raporti për Shqipërinë dhe KE del kundër amnistisë. Në raport theksohet se qeveria nuk duhet të bëjë asnjë hap para pa marrë parasysh sugjerimet e BE dhe Moneyval. Sipas raportit, amnistia fiskale mund të nxisë pastrimin e parave.
“Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm në konfiskimin e aseteve të ardhura nga krimi, por i duhet të bëjë hapa në rritjen e kapaciteteve për të adresuar krimet kibernetike. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojnë përparimin në këtë fushë”, theksohet në progres-raport.