Lajme të këqija për Napolin dhe Kosovën, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Rrahmani!
Duket se dëmtimi i Amir Rrahmanit është akoma më i rëndë nga se pritej.
Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi kosovar ka humbur vitin dhe pritet të rikthehet në fushë në janar të 2023.
Ky është një lajm i keq për Spaletin, i cili e ka një lider në mbrojtje 28-vjeçarin, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës, e cila do të duhet të bëjë pa kapitenin e saj në përballjet e fundit të vitit 2022.