Erion Veliaj ka reaguar sërish pas përplasjes dhe replikave me Andi Bushatin.
Në një postim në Twitter, Veliaj ka postuar një foto ku analisti Andi Bushati shfaqet me ish- diktatorin Enver Hoxha, teksa ky i fundit i ka hedhur dorën në sup.
“Jo jo, s’e kam për metaforë letrare, e kam për prehrin real te Enverit e gjithologut, që sillet si troll patetik! Mjerë e djathta ku ka degraduar”, shkruan Veliaj.
Ai ka postuar edhe një pasazh nga libri me kujtime i ish- truprojës së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci, me titull “30 vjet pranë shokut Enver”, ku i ka kushtuar disa paragrafe edhe gazetarit Andi Bushati kur ishte fëmijë.
“Se ç’dashuri kishte shoku Enver për të vegjlit e pamë përsëri kur shoku Hysni Kapo u bë gjysh. Andi, nipi shokut Hysni, nisi të hidhte hapat e parë e të lidhte fjalitë e para dhe shoku Enver gjithmonë e merrte pranë, e puthte, luante me të e mbante në krahë, e shëtiste.
Si në kohë pushimesh në Vlorë por sidomos në Tiranë, kur dilte shëtitje shoku Enver shumë shpesh afrohej tek dera e oborrit të shokut Hysni dhe trokiste me shkop.
Sapo dilnin e bëheshin gati ta prisnin ai u thoshte:
Aa, jo,jo! S’kam ardhur për vizitë. Pa shihni a ka fjetur Andi? Kur ishte zgjuar e merrte me vete dhe kalonte me të voglin një pjesë të mirë të kohës. Dukej sheshit që kjo gjë e gëzonte dhe e bënte të lumtur sa më s’ka e, ajo që ishte më e rëndësishme, e çlodhte dhe e përtërinte.
Njëherë pas u nda me Andin e vogël e po e përshëndeste nga larg, i thashë me të qeshur: Kjo rinia jonë u bë goxha….”, thuhet në pasazhin e postuar nga Veliaj.