Mos e” Vrisni” Hipokratin!

3 Minuta Lexim

Arben Zenelaj

Nuk do të shkruaja sot nëse dje nuk do mësoja një detaj nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mbi 1 vit më parë në SUT.Aq më tepër,nuk do shkruaja, nëse sot nuk do dëgjoja korridorit të spitalit dikë që shprehej :Këtu është për t’i vënë minat.Arsyeja-Sepse stafi po i thoshte që duhet të respektonte orarin kur ishte përcaktuar vizita.
Gjithsesi,afro 1 vit më parë teksa udhëtoja një të premte në darkë drejt jugut të vendit me dy miq të mi shtetas amerikan,një telefonatë do më prishte kënqësinë e atij udhëtimi.Dy mjekë të spitalit kishin përfunduar në duart e prokurorisë.Mora aq informacion sa munda dhe ngjarjet patën zhvillimet që dihen.Dje duke u pregatitur për në operacion,njëri prej mjekëve që “u mbyllën “për disa kohë,më thotë që çdo gjë u mbyll.Pafajësia ishte në fund të proçesit gjyqësor.Gjithkush mori atë që meritoi.Mjekët pafajësinē dhe prokurori që veproi me diletantizëm mahnitës ngeci në rrjetën e Vetingut.Ajo që më impresionoi gjatë bisedës nuk ishte përsa më lart.Fakti që këtu e një vit më parë, ndërkohë që furgoni i policisë, i cili transportonte drejt qelisë mjekun do detyrohej të ndalonte për të ndihmuar një nënë me dy fëmijë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradë,më bëri të mendoj.Çfarë mund të bënte i burgosuri i cili kishte prangat në duar veçse të zbriste dhe të bënte atē që kishte bërē dhe atë ditë të zezë për të.Edhe pse me hekura ndër duar dhe i traumatizuar nga çfarë padrejtësisht i kishte ndodhur,zbriti nga “taksia” dhe ju dha ndihmën shëndetësore,aq sa mundej në ato rrethana të aksidentuarve.E kush tjetër mund ta bëj këtë.E kisha njohur doktorin rreth 10 vjet më parē kur u bë pjesë e stafit tonë.Përveç energjisë pozitive dhe profesionalizmit që ishin evidente,më bëri përshtypje gadishmëria e tij,për të më asistuar në pozicionin e kirurgut (ai nuk është kirurg),nëse e do më nevojitej në një operacion tē cilin po e kryenim në orët e vona të natës.Një prerje të tillë mjeku anestezist-reanimator ,e kanë patur të ndriturit e këtij specialiteti:Profesorët e nderuar,Tritan Shehu,Ilir Ohri Mihal Kërçi,Roland Xhaxho,Viktor Kotani,Tefik Zhurda,Arben Fino.Doktori i kishte njohur dhe kishte punuar me ta.Nuk mund te ishte ndryshe nga ata,të cilët ishin Stekë e Lartë jo vetëm në specialitetin e tyre,por edhe në mjekësinë shqiptare.
Mëngjesin e asaj dite që doktori do të provonte një jetë të cilën aspak nuk e meritonte,kishte shpëtuar nga vdekja dy pacientë,njëri prej tyre fëmijë.Dhe e mbylli atë mbrëmje duke shpëtuar tre jetë të tjera…..
P.S.Nuk po e shkruaj emrin e tij,pasi si ai janë shumë ndër bluzat e bardha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull