Janë zbardhur detaje të reja nga krimi që tronditi Klosin ditën e djeshme, ku u vranë Liri dhe Kenado Shira (babë e bir), u plagosën Eglantin dhe Renado Hasula (babë e bir) dhe pas krimit autori Fiqiri Mjeshtri vrau veten.
Dyshohet se shkak i krimit u bë se vajza 16-vjeçare e autorit shantazhohej me foto dhe video nga dy 17-vjeçarët Renado Hasula dhe Kenado Shira, djem tezesh me njëri-tjetrin.
Mësohet se sipas dëshmisë së të afërmve të familjes së autorit, Fiqiri Mjeshtri kishte lënë në armën e tij tip “TT” vetëm një plumb pas krimit, me të cilin vrau veten dhe kjo ngre dyshime se ai e kishte planifikuar vrasjen më parë, por edhe vetëvrasjen.
Po ashtu mësohet se vajza 16-vjeçare ndodhet në banesën e familjes në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa i plagosuri Renado Hasula ndodhet në gjendje të rëndë në spital.