Zyrtari rus: Do ketë Luftë të III Botërore nëse Ukraina hyn në NATO

1 Minuta Lexim

Nëse Ukraina pranohet në aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, atëherë konflikti në Ukrainë do të garantohej të përshkallëzohej në Luftën e Tretë Botërore, citohet të ketë thënë një zyrtar i Këshillit të Sigurimit rus.

Vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli zyrtarisht aneksimin e deri në 18% të Ukrainës më 30 shtator, Presidenti Volodymyr Zelenskiy papritur paraqiti kërkesën për anëtarësim të shpejtë në NATO.

“Kiev është i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar në Luftën e Tretë Botërore,” u shpreh TASS Alexander Venediktov, zëvendës sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, raporton Reuters.

Venediktov, i cili është zëvendës i Sekretarit të Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, një aleat i fuqishëm i Putinit, tha se ai mendonte se aplikimi i Ukrainës ishte propagandë pasi Perëndimi i kuptonte pasojat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Presidenti Vladimir Putin ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Shtetet e Bashkuara për nxitjen e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull