Senatorja amerikane: Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë e firmosur ne New York, nuk ishte e dobishme

2 Minuta Lexim

Agresioni i Rusisë në Ukrainë është dënuar ashpër nga Perëndimi. Si pasojë, BE-ja dhe SHBA-ja kanë sanksionuar regjimin e Putinit pas sulmit. Serbia, një vend kandidat për në BE është zotuar të përafrohet me politikën perëndimore.

Megjithatë, në takimin e fundit të OKB-së Beogradi nënshkroi një marrëveshje të politikës së jashtme me Moskën.

Si e lexon Senati amerikan këtë lëvizje?

Senatorja Jeanne Shaheen pohoi në një intervistë me Ilva Tare për #BalkansDebrief se: “Unë mendoj se kjo nuk ishte e dobishme po të konsiderojme të ardhmen e Serbisë.

E ardhmja e Serbisë nuk do të jetë me Rusinë. Siç e kemi parë me luftën e Rusisë në Ukrainë, interesi i Vladimir Putin për vendet që ai kërkon të përfshijë në një Perandori të ardhshme Ruse nuk është të inkurajojë lirinë dhe demokracinë në ato vende.

Unë nuk mendoj se kjo është e ardhmja e asaj që dëshiron presidenti Vuçiç dhe populli i Serbisë, dhe kjo është e ardhmja që ata mund të kenë me Vladimir Putin dhe Rusinë,” shtoi Shaheen.

Shqipëria fonde nga Kongresi amerikan pas sulmit kibernetik?

Shqipëria ishte një vend tjetër që senatorja Shaheen vizitoi gjatë një sulmi masiv kibernetik që thuhet se filloi nga Irani si hakmarrje për pritjen e anëtarëve të MEK.

“Shqipëria është një aleate shumë e fortë e Shteteve të Bashkuara,” tha senatorja Shaheen, duke konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Shqipërinë në rindërtimin e infrastrukturës së saj kibernetike.

“Ne jemi në procesin e mbledhjes së ndarjes së buxhetit tonë, i cili duhet të pritet në dhjetor,” tha Senatorja Shaheen në një intervistë për programin #BalkansDebrief të Qendrës së Evropës të Këshillit Atlantik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull