Emily Ratajkowski i ka dhënë fund thashethemeve se ajo është në lidhje me aktorin Brad Pitt dhe treguar se është beqare.
Modelja, foli për ndarjen e saj nga Sebastian Bear-Mçlard gjatë një intervistë për Variety të botuar së fundmi.
“Unë jam beqare për herë të parë në jetën time, dhe thjesht ndihem sikur po shijoj lirinë e të mos jem shumë i shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”, tha 31- vjeçarja.
Ndërsa Ratajkoëski ende nuk ka thyer heshtjen për thashethemet se ajo është takuar me aktorin 58-vjeçar, burimet thonë se dyshja po i mbajnë gjërat të fshehta mes betejës së tij për kujdestarinë e fëmijeve që ka me Angelina Jolie.
“Brad ka qëndruar në heshtje dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se Angelina do t’i flasë keq fëmijëve të tyre për të, nëse ai do të nisë të ketë një lidhje serioze”.- tha një burim i brendshëm muajin e kaluar.
Edhe pse dy aktorët e kanë finalizuar divorcin e tyre që nga ndarja e tyre në vitin 2016, ata ende po luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre ,dhe janë përfshirë në një padi prej 250 milionë dollarësh mbi kantinë e tyre franceze dhe po përballen me akuza për abuzim në familje.
Ratajkowski, e cila kohët e fundit doli si biseksuale , bëri kërkesë për divorc nga producenti në fillim të këtij viti, mes thashethemeve për tradhëti nga ana e tij.
Të dy u martuan pas 2 muajsh lidhje në vitin 2018 dhe kanë një djalë 1-vjeç, Sylvester Apollo Bear.
Përkundër faktit se Ratajkowski dhe Pitt janë parë së bashku disa herë, burimet thonë se ata nuk janë ende në lidhje zyrtarisht.
Një burim tha për OK! Revista në fund të gushtit që Pitt, “e kërkoi të dilte dhe ajo tha po. Ajo gjithmonë ka menduar se Brad ishte i lezetshëm dhe nuk kishte asgjë për të humbur”.