Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale kthjellimi në veri të vendit. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe në orët e mëngjesit në bregdetin jugor shi me intensitet të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore deri në 12m/sek,shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.