Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrjaës, emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Pasuria, me sipërfaqe 30 m2, njësi në Tiranë po në emrin e tij, si dhe pasuria njësi me sip 127.5 m2 e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga Rraja.
Pasuria garazh me sipërfaqe totale 18.09 m2 në Tiranë, regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Pasuria garazh me sipërfaqe totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.
Një orë dore Roleks si dhe shuma prej 2750 Euro.
SPAK njofton se këto pasuri janë sekuestruar me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Redian Rraja është i akuzuari i SPAK si një nga atentatorët e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, në nëntorin e vitit 2019.
Top Channel