“Mbushi vendin me kanabis” – Sekretari i Bashkisë denoncon shefin e policisë: Më ka kërcënuar me jetë

3 Minuta Lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri, ka bërë një denoncim të fortë, ku është shprehur se është kërcënuar nga shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu.

Ai thotë se falë Saliut, zona është mbushur me Kanabis dhe pavarësisht disa denoncimeve të njëpasnjëshme, sipas tij asgjë nuk është bërë për të vënë para drejtësisë Saliun. Zhuri thotë se një sasi e konsiderueshme pyjesh është djegur gjatë djegies së kanabisit të personave që nuk e paguanin Saliun.

Më tej ai thotë se ka lajmëruar krerët kryesorë të shtetit për situatën në Vaun e Dejës, por sipas Zhurit askush nuk i është përgjigjur.

Përshëndetje të gjithëve. Unë jam sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës. Unë në datën 11 rreth orës 12 kisha një takim me kryetarin e Bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative Demal. Kur përfundova, rrugën ma kishte zënë shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu që më kërcënoi mua dhe dy shokët e mi.

Pasi na ofendoi më akuzoi edhe për një tender të një rruge në fshatin Vilë të njësisë administradtive Demal, që unë skisha anjë lidhje me këtë tender. U vazhdua me ofendime dhe shkëmbyem ofendime më njëri-tjetrin. Unë i kam bërë denoncim për këtë ngjarje dhe kam një vit që e denoncoj, si për ndërtimet si për sjelljet arrogante karshi banorëve dhe kryepleqve të fshatrave. Unë kam njoftuar të gjitha instancat e shtetit shqiptar.

Kam informuar edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrin e Brendshëm. Po ashtu kam njoftuar edhe ish-drejtorin e policisë së Shtetit, Gledis Nano. Me mbështetjen e tij zona është kanabizuar, ata që paguajnë 4 mijë euro për parcele nuk u është hequr parcela, ndërsa të tjerëve u është hequr.

Nga ana tjetër në muajin korrik, gjatë djegjes së kanabisit janë djegur rreth 200 hektar pyje dhe nuk është marrë asnjë masë. Unë kam shkuar me shkresa dhe me numër protokolli dhe skam marrë asnjë përgjigje.

Përgjigja e vetme ishte kërcënimi nga ana e komisarit të policisë. Provat i kam çuar edhe te SHKB-ja, kam komunikuar edhe me Ardi Veliun, kam shkëmbyer mesazhe në Whatsapp me të, por asgjë nuk është bërë. Unë kërkoj që ky të shporret një orë e më parë nga komisariati dhe të ndoqet penalisht. Unë kam 4 mandate që kam punuar në Komunë dhe ky njeri nuk bashkëpunon me asnjë.

Rastet e Kanabisit janë pa adresë vetëm të shkosh aty do habitesh. Bardhyli këtë vit e ka realizuar 150% të prodhimit”, u shpreh Zhuri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull