Bjellorusia ka thënë se trupat ruse së shpejti do të mbërrijnë për të marrë pjesë në një grupim rajonal të forcave për të mbrojtur kufijtë e saj.
“Trupat nga komponenti rus i Grupimit Rajonal të Forcave do të fillojnë të mbërrijnë në Bjellorusi në ditët e ardhshme”, tha Ministria e Mbrojtjes e Minskut.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha në fillim të kësaj jave se trupat e tij do të vendosen me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi.