Vladimir Solovyov është një moderator i propagandës ruse i cili në emisionin e tij të mbrëmshëm ka ironzuar Shqipërinë.
Në momentin që po komentonte rezolutën e propozuar nga Shqipëria për OKB-në për Rusinë, ai tha se Shqipëria është e pasjellshme dhe se duhet sanksionuar.
“Ajo që është surprizuese. Qenka një vend me emrin Shqipëria, që ishte aq e pasjellshme sa që nuk e lejoi Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë, të shprehë pikëpamjet e saj. Ku janë sanksionet ndaj Shqipërisë”, tha Solovyov.
Këtë pjesë të deklaratës nga emisioni rus i Solovyvov e ka shpërndarë në Twitter edhe gazetari i BBC, Francis Scarr.
“Ai nuk është i lumtur pasi OKB-ja miratoi rezolutën e delegatit të saj që votimi i fundit mbi integritetin territorial të Ukrainës të regjistrohet (d.m.th. të mos mbahet me votim të fshehtë siç kishte dashur Rusia)”, shkruan Scarr.