PSE U SHKRUA NE SHQIP FORMULA E PAGEZIMIT?

2 Minuta Lexim

Virgjil Kule

Perpjeka e pare shqiptare (e dokumentuar) per te arritur dhe ruajtur “standartet” e Europes Perendimore i takon vitit 1462.
Ka qene dite e hene data 8 nentor e atij viti, kur Pal Engjelli organizoi ne kishen e Trinise se Shenjte, ne Mat, nje mbledhje ku moren pjese gjithe prelatet e kishes katolike ne Shqiperi.
Per cfare u fol atje?

Ne ate mbledhje u fol per persosjen e standarteve etike te prifterinjve, luften ndaj korrupsionit ne radhet e tyre, rastet e papergjeshmerise se disave ne kryerjen e detyres, rastet e mungeses se profesionalizmit te disa te tjere, si dhe per rastet e ngaterrimit te kompetencave dhe te mosrespektimit te shkalleve hierarkike…
Nje tjeter problem qe u ngrit, ishte edhe ai i mospagezimit te femijeve ne kohen e duhur. Per shkak te vdekshmerise se larte foshnjore gjate mesjetes, shume te posalindur vdisnin pa u pagezuar.
Ndaj u vendos qe te perdorej nje formule emergjence posacerisht ne gjuhen shqip, gjuha e popullit, e cila t’u thuhej foshnjave ne djep, pa patur nevoje qe te pritej ceremonia e mirefillte e pagezimit me qokat e shumta qe e shoqeronin ate.
Formula ishte: “Une te pagezoj ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte” (“Un të pagëzonj pr`emen`t Atit e t`birit e t`shpirtit shenjt”).
Kjo eshte e famshmja Formula e Pagezimit.
Qe ketu nje deduksion logjik shume i rendesishem: Formula e pagezimit deshmon se ne kohen e Skenderbeut populli fliste shqip, madje fliste vetem ate gjuhe. Ndryshe nuk kishte pse te dilte nevoja per nje formule pagezimi ne gjuhen shqip.
Eshte e afermendshme qe, para kesaj formule, te kete pasur edhe plot tekste te shkruara ne shqip sepse nga hici nuk mund te linde gje.

Me shume hollesi te “Kryqtari i Fundit” , libri qe shpjegon shume pse-ra te asaj kohe.

Fotografia e Virgjil Kule

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull