Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve t ëish-sigurimit të shtetit.
Ai ka shtuar se është dakord vetëm me një kufizim për hapjen e dosjeve, atë të moscënimit të sigurisë kombëtare.
“Momenti është tani, sidomos tek neni 29 i shumpërfolur. Ai përmbys të gjitha dispozitat e ligjit të dosjeve, që vendosin kufizime në hapjen e tyre. Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dojet e sigurimit, juve thoni hajde shohim këto frëngjitë e vogla e ndërkohë publiku mbetet në errësirë.
Është paraqitur sipas procedurës. Edhe kur hidhen nenet në votim hidhet i pari amendamenti që është më i largët, pra ky i joni. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Me këtë jam dakord.
Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dotë e vetme”, është shprehur Alibeaj.