Një radio, që nuk të thotë ç’ndodh?!

3 Minuta Lexim

Dashnor Kokonozi                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Dëgjoj tre minuta rfi-në (fatmirësisht në Tiranë transmetohet edhe në FM) dhe jo vetëm jam në dijeni të aktualitetit politik, social e artistik botëror, por mësoj edhe për ekspozitat, shfaqjet filmat dhe librat e rinj që dalin që nga Kanadaja, në Francë, Luksemburg, Zvicër e deri në Senegal e më tutje.
Madje çdo ditë bëjnë bashkë specialistë a njohës të letërsisë nga vende të ndryshme të botës dhe diskutojnë rregullisht për çdo libër të ri.
Kam kaq ditë në Tiranë dhe megjithëse i kaloj me radhë stacionet e radiove nuk kuptoj asgjë se çfarë ndodh.
Për të mësuar për ndonjë shfaqje më duhet të dal në rrugë e të hap sytë se mos shoh ndonjë reklamë të varuar diku, gjë për të cilën duhet të kesh shumë fat.
Pastaj për aktualitetin politik e social nuk gjej mënyrë më të mirë se sa të futem në ndonjë kafe dhe t’i ulem ndonjë të njohuri në tavolinë që të më kthjellojë dhe përditësojë ca.
Kam përshtypjen se së fundi po kuptoj sekretin e vërtetë të institucionit shqiptar të kafesë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull