Parashikimi i motit, 18 tetor 2022

1 Minuta Lexim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 4-6 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull