“Pagujamë ne, na i merr gjermani”/ Rama: BE të gjejë formën të na kthejë investimin për mjekët e infermierët

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, në një takim që zhvilloi të martën me rektorët e universiteteve, tha se BE duhet të kthejë investimet për mjekët e infermierët të cilët largohen nga vendi sapo diplomohen.

Kryeministri u shpreh se populli shqiptar nuk mund të vazhdojë që të paguar për mjekët e Gjermanisë.

‘Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr. Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh. Standardi më i lartë i shërbimit human. Si marrin diplomat menjëherë por duhet të jenë të zot që t’u shërbejnë njerëzve. Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin, duhet të kthejnë investimin. Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë. BE të gjej formën dhe të na e kthejë. Me të njëjtën cilësi duke krijuar sinegjitë me universitetet e tyre. Jo vetëm kur dalin nga universiteti i tyre. por ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive. Italia 40 mijë sot mungesa.’– u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull