Zëvendësi i ministrit të jashtëm rus Aleksandar Grushko ka deklaruar se “Moska do të jetë e zhgënjyer nëse Serbia vendos sanksione, dhe është i bindur se secila qeveri që udhëheq me interesa kombëtare nuk do të bëjë ‘harakiri’ me vendosjen e sanksioneve”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota sot”.
“Do të jem i pasinqertë nëse themi do të jemi indiferent nëse Serbia na vendos sanksione. Natyrisht do të ishim shumë të zhgënjyer”, tha Gushko për “Sputnjik”, në konstatimin e gazetarëve se një pjesë e opinionit ka krijuar narrativ në Serbi se edhe nëse Beogradi vendos sanksione, Rusia do “të kuptojë se nuk kishim mundësi tjetër”.
Sipas tij “kur perëndimi vendos sanksione kundër nesh, ata faktikisht vendosin sanksione vetes”.
“Të gjithë e dinë gjendjen dëshpëruese në sektorin e energjisë, bile edhe në sferën e sigurimit të ushqimit. Kjo është rezultat i sanksioneve që edhe më tepër ka përkeqësuar situatën edhe ashtu kritike pas pandemisë”, tha Grushko.
Pikërisht për këtë sipas tij “tash perëndimi po atë po vuan”.
“Prandaj bashkëngjitja e sanksioneve, në mënyrë teorike është vendosje sanksione vetes. Ne nisemi nga ajo që secila qeveri që kujdeset për interesa kombëtare dhe nuk lëshon e në presione, nuk do të bëjë ‘harakiri” politik”, tha Grushko, në fund të vizitës në Beograd.