Sikur të mos mjaftonin vetëm rezultatet jo të mira në këtë fushatë të Ligës së Kombeve, për futbollin shqiptarë UEFA ka edhe një goditje tjetër, këtë herë financiare dhe krejtësisht e evitueshme.
Bëhet fjalë për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve në stadiumin “Air Albania” Shqipëri-Islandë, takim që përfundoi në barazim 1-1.
54. 125 euro është gjoba që UEFA i ka adresuar federatës shqiptare të futbollit për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës gjatë takimit, tymueseve apo edhe për një sektor të bllokuar të tifozërisë mike.
Kjo gjobë e radhës është një tjetër goditje pas asaj sportives që merr futbolli në Shqipëri, por që shumë më e evitueshme dhe e kontrollueshme se sa ajo e rezultatit të lojës.
Kjo është e disata herë që UEFA gjobit futbollin shqiptar për sjelljen e një pjese të vogël të tifozëve që kanë shkaktuar këto probleme dhe që në një vazhdimësi të tillë mund të çojnë deri në mbylljen e dyerve të stadiumit për të zhvilluar ndeshjet e kombëtares pa tifozë.