EMRI/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Holandë 35-vjeçari nga Elbasani

1 Minuta Lexim

Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35-vjeç  i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Holandë.

Policia e shtetit bën me dije se i riu nga Elbasani u kap në kuadër të operacionit policior koduar “Leiden”, i zhvilluar nga Policia holandeze, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Bëhet e ditur se Debrova u kap në Leiden, Holandë duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Po ashtu Debrova, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj tij urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm).

Ai do të ekstradohet drejt vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull