Flamur Noka reagon pas dhunës ndaj Agron Shehajt: Ai është ushtar i “Rilindjes” (pra e meriton të rrihet)

2 Minuta Lexim

Shtyrja ne foltore e deputeteve Flamur Noka me deputetin Agron Shehaj ka shkaktuar habi publike. Dy deputete opozitare te perballen fizikisht ne foltoren e Kuvendit. Ky eshte nje rst i rralle. Komente te shumta kane pasur pas ketij incidenti, duke ndezur njeheresh edhe akuza te ndersjellta. Deputeti Flamur Noka ka reaguar për sherrin e kesaj të enjteje, kur e shtyu me forcë Shehajn, duke e larguar nga foltorja, një ngjarje që nuk ishte parë mes anëtarëve të një force politike.

Në reagimin e tij, Noka iu qëndron fjalëve që tha në Kuvend, duke akuzuar Shehajn se përdoret nga Rilindja.

“’T’i bëjmë opozitë opozitës’ është një nga metodat më të aplikuara të të rilindurve.

Aplikohet nga tellallë ekranesh dhe të vetëpërdorur e të keqpërdorur në mënyrën më të egër nga Rilindja. U qëndroj fjalëve që i thashë në sy.

Për ata që nuk i dëgjuan po i shkruaj t’i lexojnë: Po bën lojën e Veliajt. Je ushtar i Veliajt dhe i Engjëll Agaçit’”, shkruan ai ndër të tjera.

Shehaj kembengulte te mos largohej nga foltorja ndersa kerkonte interpelance me zvkryeministren Balluku si Ministre e Infrastuktures dhe Energjise per aferat e pretenduara per kostot e financimit te segmenteve rrugore dhe disa veprave publike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull