Pritja e gjate e emigranteve nje hall i zi ne kufirin e Kakavies

1 Minuta Lexim

Prej 34 vitesh ne te njejten kohe, radhet e gjata prej disa kilometrash te automjeteve, mbajne ne pengim disa mijera qytetare ne kufirin greko-shqiptar ne piken kufitare te Kakavies. Nje realitet i zi, reveltues dhe irritues per qytetaret dhe shtetasit e ndryshem qe kalojne ne keto dite permes kesaj pike mes dy vendveve. Shtetasit shqiptare shumica e tyre rezidente ne Greqi prej me shume se tri dekadash rigjejne ne fundvit, kur kthehen per te kaluar disa dite festash ne vendorigjinen e tyre kalvarin e kesaj pike kufitare.

Penguesit kryesore jane punonjesit e policise kufitare dhe asaj doganore te pales greke. Ne te dy anet e kufirit, si nga ana greke ashtu edhe ajo shqiptare, per ore te shumta mbeten ne varg qindra automjete, gjatesia e te cilave shenon nje kalvar qe kapercen disa kilometra.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull