Kryesocialisti Edi Rama do mbledhë në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.
Regjistrimi i emigrantëve në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit po vijon me ritëm të lartë edhe në ditën e gjashtë të tij. Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025.
PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për te asistuar në procesin e regjistrimit.