Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në Nigeri pas një shpërthimi të shkaktuar nga një cisternë që u përmbys.
Sipas Reuters, cisterna e aksidentuar kishte rrjedhje të benzinës, e cila më pas mori flakë.
Shumica e viktimave ishin banorë të zonës, të cilët u nxituan të mbledhin benzinën e derdhur.
Zjarrfikësit patën vështirësi për të vënë flakët në kontroll, teksa një hetim ka nisur për ngjarjen.