Hardinaj dhe Grenell pergatisin veprime…

1 Minuta Lexim
Nga Bahri Cani-
Kryetari i AAK Ramush Haradinaj është takuar në Amerikë me të dërguarin e Trumpit për misione të posaçme Richard Grenell. Haradinaj thotë se ata kanë pasur “bisedë miqësore” në prag të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump. Nga nesër, sipas Haradinajt, do të fillojë punën së bashku me Trumpin edhe Grenelli.
“Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump”, shkruan Haradinaj i cili ka “rikonfirmuar zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO!”
Nuk e di çfarë kanë biseduar sakt, por nuk përjashtohet mundësia e shpalosjes së mendimeve të Grenellit së shpejti. Grenellin kam pasur rast ta shoh për së afërmi një herë në Mynih. Një njeri që i thotë gjërat goxha troç, paksa i ngjashëm me Trumpin. Këtë e ka bërë dikur edhe në Gjermani kur ishte ambasador. Mund të priten pra edhe mendime e veprime të qarta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull