Vota e Diasporës, rritet numri i regjistrimeve/ Celibashi thirrje qeverisë: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara

1 Minuta Lexim

Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media tregoi detaje mbi ecurinë e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Ai pohoi se deri tani janë mbi 42 mijë aplikime, ndërsa 9 mijë prej tyre janë refuzuar.

“Numri i aplikantëve po vjen në rritje, aktualisht janë mbi 42 mijë. Numri i zgjedhësve, të cilëve iu është refuzuar kjo kërkesë është 9104. Janë 1873 zgjedhës, të cilët pasi iu është refuzuar kërkesa, kanë riaplikuar.

209 931 shtetas me të drejtë vote, të cilëve u skadon letërnjoftimit, që u skadon deri më 15 maj 2025.

160.213 shtetas, jo domosdoshmërisht votues që nuk kanë disponuar asnjëherë një dokument identifikimi. Nuk kanë aplikuar asnjëherë.

Vlerësoj që është e përligjur t’i kërkojmë Këshillit të Ministrave të zgjasë nëpërmjet aktit normativ zgjatjen e vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të paktën për shtetasit që votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull