Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve Klisman dhe Arjon Hasaj, të arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 5 janar 2025 në fshatin Dragoç.
“Ora News” ka siguruar dëshmitë e plota të dy vëllezërve, ku njëri prej tyre Klismani, ka dhënë deklarime të detajuara duke treguar se armën e kishte siguruar ai, pasi e mbante të fshehur prej vitesh në tavanin e një shtëpie të vjetër.Ndërsa vëllai tjetër, Arjon Hasaj, ka pohuar se menjëherë pas vrasjes së Ramazan Matajt, telefonin me të cilin e ka futur në kurth përmes profilit falso “Majli 544”, e ka thyer dhe hedhur në lumin “Kir”.
Sipas dokumenteve të siguruara, rezulton se Klisman Hasaj, ndër të tjera ka deklaruar se, viktima ka pasur shumë vite marrëdhënie me motrën e tyre të vogël dhe nuk pranonte të hiqte dorë, megjithëse i ishte kërkuar një gjë e tillë.
Klismani sqaron se, megjithëse janë munduar të merren vesh me viktimën Ramazan Mataj, ky i fundit largohej duke mos pranuar të flasë për këtë pjesë.
Nisur nga ky fakt, me vëllain e tij Arjonin, deklaron se, kanë menduar që ta vrisnin duke u shprehur se i kishin turpëruar para të gjithë fisit, fshatit dhe personave që i njihninSipas thënieve të Klismanit, është Arjoni, personi që ka hapur një faqe në internet me qëllim kapjen e Ramazanit. Ndërsa armën e kishte gjetur Klismani para disa viteve dhe e kishte mbajtur të fshehur në tavanin e shtëpisë.
Natën e ngjarjes, deklaron Klismani, armën ia ka dhënë Arjonit, i cili ia ka sjellë rreth orës 21:00 të mbrëmjes pasi i ka thënë se e kishte vrarë Ramazanin.
Armën deklaron se e ka mbajtur te një shtëpi e vjetër afër banesës, dhe në mbrëmjen e datës 6 janar, e ka groposur në qoshe të shtëpisë mbrapa.
Deklarime për faktin e vrasjes ka dhënë dhe vëllai tjetër Arjon Hasaj, i cili fillimisht është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në vazhdim me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, duke u shprehur se u qëndron deklarimeve.Ai ka dhënë shpjegimet e tij duke sqaruar se krimin e ka kryer i vetëm, telefonin që ka përdorur për komunikim e ka thyer dhe e ka hedhur në lumin Kir.
Në përfundim të deklarimit, ai shprehet se ndjehet i penduar për krimin, por se gjithashtu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale.
Arjon Hasaj fillimisht u zbulua nga numri person i telefonit me të cilin kishte hapur profilin e rremë “Majli 544”, me anën e të cilit u shtir sikur ishte femër dhe futi në kurth Ramazan Mataj, të cilin më pas e vrau në periferi të fshatit.