Testet mjekësore dhe më pas firma, Myrto Uzuni gati për “ëndrrën amerikane”

1 Minuta Lexim

Myrto Uzuni do të largohet nga Granada pas 3 vitesh. Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë karrierën në Amerikë.

Beratasi pritet që në ditët e ardhshme të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të firmosë edhe kontratën me Austin FC në Teksas. Me këto të fundit pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare +1 sezon me opsion rinovimi.

Nga ky transferim 12 milionë euro do të shkojnë për Granadan për të paguar klauzolën, ndërsa Uzuni personalisht do të përfitojë 1.4 milionë dollar. Në këtë mënyrë do të bëhej një nga 3 futbollistët më të paguar të skuadrës amerikane.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull