Avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit: Provat se Berisha është autori i vrasjeve i kemi dërguar në SPAK! Jemi të indinjuar pse po vonon kaq shumë

5 Minuta Lexim

Avokati i familjeve të 4 viktimave të 21 Janarit thekson se SPAK u detyrua të niste hetimin nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut.

Provat, shton avokati Idajet Beqiri, janë aty faqe qartë me autor Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Brendshëm.

”SPAK tashmë, i detyruar dhe e detyruan dy vendime. Kolegji i penal i Gjykatës së Lartë dhe  i Strasburgut për ta regjistruar hetimin penal dhe kanë vijuar. Është një proces i vonuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Kjo merr një kuptim domethënës. Një ndër krimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, shteti vret qytetarët e vet, vetëm se këta shtetas shfrytëzojnë të drejtën e protestës.

U bënë 14 vjet dhe kjo çështje nuk shkon në gjyq dhe autorët nuk janë marrë të pandehur. Minus i drejtësisë shqiptare. Nuk flasim për drejtësinë e munguar të para viteve 2016 se ishin të kapura nga ekzekutivi dhe Berisha. Dhe me urdhrat e tij përmbyseshin dynjaja. Me urdhër të tij u deformua akti mjeko ligjor, u zhdukën serverat, u zhdukën kamerat. Nuk u zbatuan vendimet e Gjykatës. SPAK nuk ka pse ta vonojë këtë çështje.

Provat për këtë çështje janë nga më të pastrat dhe nëse ka krim të mirë zbuluar dhe të gjithë autorët nga maja i piramidës, e deri poshtë janë të pastra. Nuk kemi pasur në historinë e së drejtës penale nuk kemi rast të dytë ku çdo gjë është në kamera e regjistruar. Janë marrë dhe deklarimet përkatëse. Autorët pranojnë vetë krimin.

Vetë Sali Berisha kryeministri dhe për interesin e të cilit u bë krimi. Urdhërdhënësi i krimit. Për të mbajtur pushtetin dhe për të justifikuar korrupsionin dhe zv.kryeministrin që u zu me presh me 700 mijë euro. U vra që më mos dilni në protesta, mos kërkoni më zgjedhje të lira. E ka pranuar vetë me zë dhe figurë. Vrava 4 por do vrisja dhe 400 nëse do futeshin në gardhin e kryeministrisë”, tha avokati.

Beqiri thekson se Berisha nuk e ka mohuar se është autori i vrasjeve.

”Më domethënëse është alibia që krijoi ky urdhërues, krijoi alibinë sikur vrasjet u bënë nga vetë protestuesit, sikur kishte thika me helm. Zhduku serverat dhe me këtë krim rrëzoi dhe shtetin. Bëri grusht si kryeministër, rrëzoi presidentin e republikës, duke e quajtur puçistë. Rrëzoi organin e akuzës. I tha prokurores së përgjithshme lavire bulevardi. Është vetëdeklaruar si fajtor. Vrasje shtetërore dhe masakër e quan Strasburg, SPAK pse vonohet kaq shumë. Janë të seleksionuara provat.”

Në SPAK ai ka dërguar edhe kërkesën për të thirrur dëshmitarë Berishën, Bashën, ish presidentin Bamir Topi, ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe liderin e opozitës në atë kohë Edi Ramën.

”Ia kemi thënë SPAK me emër dhe ça provash duhen marrë. Jemi të indinjuar që SPAK vonon thirrjen e SALi Berishës si autor i masakrës shtetërore, thirrjen e Lulzim Bashës. Kanë bërë vrasje me dashje. Ku është dëshmia e Bamir Topit, pse nuk merret dëshmia e Ina Ramës. Pse nuk merret dëshmia e kryetarit të opozitës atë kohë? Ça pritet që nuk thirren këta? Vonesat janë të pajustifikuara. Ky shtet duhet të marrë ndëshkim. Jeta e qytetarëve është e shenjtë. Siç po e lë me pandëshkeshmërinë do të thotë që të lësh vendin, se këtu jetën e ka në dorë mafia, këta që na vjedhin.”

Gjithashtu është referuar në SPAK edhe kush godit kryegardistin Ndrea Prendin.

”Kemi dorëzuar provën kush goditi Ndrea Prendin. Kemi kërkuar kush duhet të thirret në SPAK. kemi dorëzuar si provë çfarë arsye kishte Berisha që shkoi te familja e Hekuran Dedës, me valixhe 600 mijë euro për të thënë që nuk kemi gjë me Sali Berishën. Kemi dëshmitarë okularë. Marrë në kompleks me deklarimet e Berishës, kush i zhduku kamerat, kush kish fuqi dhe në raport pse nuk u zbatua urdhrat e arrestit. Duam dhe proces verbalin e analizës pas ngjarjes.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull