Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka nënshkruar një varg urdhrash ekzekutivë të enjten. BBC-ja ka njoftuar se në mesin e vendimeve janë falja e 23 protestuesve që kishin kundërshtuar abortin dhe nënshkrimi i dokumentit që dislokon ushtrinë amerikane brenda 48 orëve të ardhshme në San Diego, Kaliforni dhe El Paso.
Po planifikohet edhe dërgimi i avionëve transportues. Sipas BBC-së, nëpërmjet këtij veprimi po synohet ndërtimi i barrierave fizike dhe misioneve të tjera, përfshirë mbledhjen e inteligjencës.
Trumpi ka nënshkruar edhe një urdhër lidhur me deklasifikimin e dosjeve për vrasjet e ish-presidentit John Kennedy, prokurorit të përgjithshëm Robert Kennedy dhe aktivistit Martin Luther King.
Është nënshkruar edhe një urdhër mbi fisin Lumbee në Karolinë të Veriut.
Gjithashtu Trump ka nënshkruar edhe krijimin e një grupi punues për kriptovalutat dhe krijimin e një komisioni këshillimor mbi shkencën e teknologjinë.
Trump është pyetur nga gazetarët për situatën e luftës në Ukrainë. Ai ka thënë se lufta është e pakuptimtë, derisa u shpreh se homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, dëshiron paqen.
“Kina ka shumë pushtet mbi Rusinë…Do të ishte mirë t’i jepej fund asaj lufte, është një luftë qesharake”, ka deklaruar Trump, derisa tha se “ka dëgjuar” që presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të takohet me të.
Për deklas
ifikimin e dokumenteve, Trump është shprehur se shumë njerëz e kanë pritur këtë vendim.
“Gjithçka do të zbulohet”, ka thënë ai.
Presidenti John Kennedy u vra në vitin 1963, ndërsa vëllai i tij, Robert Kenendy, ishte vra gjatë garës për president në vitin 1968, dy muaj pasi King u vra në Memphis. Shumë prej dokumenteve që lidhen me hetimet e rasteve janë publikuar, por mijëra mbeten ende nën redaktim.