Wiles vs. Musk/ Lojrat e para të pushtetit brenda Shtëpisë së Bardhë

2 Minuta Lexim

Sapo kanë nisur përplasjet e reja brenda administratës së re të Donald Trump. Sipas “Times of London”, shefja e kabinetit të Donald Trump, Susie Wiles, e befasoi Elon Musk duke e refuzuar. Mund të jetë hera e parë që i thuhet “jo”, por Susie nuk e lejoi që t’i jepte një zyrë në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Pra, pranë Presidentit Trump dhe bërthamës së ngushtë të tij të bashkëpunëtorëve.

Veteranja 67-vjeçare, Wiles, “i tregoi kthetrat” që në ditën e parë kur ajo refuzoi t’i jepte Elon Musk një zyrë në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj Musk thuhet se ka kërkuar hapësirën e tij vetëm pak metra larg Zyrës Ovale. Ai dhe ekipi i tij do të vendoset në ndërtesën Eisenhoëer, e cila është përballë Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët besojnë se Wiles, e cila menaxhoi me sukses fushatat e Trump në Florida në 2016 dhe 2020, ka aftësitë e nevojshme për të trajtuar presidentin. I pyetur nga një gazetar nëse Musk-ut do t’i jepej një zyrë në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, Trump u përgjigj pa hezitim: Jo, ai do të ketë një zyrë për rreth 20 persona, të cilën po e marrim me qira.

Për më tepër që Musk nuk do t’i raportojë drejtpërdrejt Trumpit, por Wiles, gjë që tregon se ajo kontrollon pushtetin brenda Shtëpisë së  Bardhë.

Gjatë fushatës, Wiles e bëri të qartë se ata që duan të punojnë për veten e tyre ose që të bëhen yje do të përjashtohen nga rrethi i brendshëm i Donald Trump. Për momentin ajo duket se ka arritur t’i vërë frenat edhe Elon Musk. Analisti politik Frank Luntz tha se nuk ka pasur kurrë një administratë ku lojërat e pushtetit kanë ndodhur kaq herët, por gjithashtu dhe shprehu besimin se Wiles ka forcën dhe aftësitë për të pasur sukses.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull