TRAMPI DHE LUFTA NË UKRAINË

1 Minuta Lexim
Nga Ridvan Peshkepia
Një nga pyetjet më të zakonshme sot ëshë: A do të mund ta mbyllë Trampi luftën në Ukrainë? Përgjigja ime është: Jo. Siç e kam thënë qysh dy vjet më parë në disa intervista në Vizion+ dhe OraNews, ka vetëm një njeri që mund ta ndalë luftën në Ukrainë dhe ky është presidenti rus Vladimir Putin. Ndoshta Trampi do të kishte mundur të shmangte fillimin e luftës por, mbasi ajo filloi dhe po shkon në favor të rusëve, këta nuk kanë arsye ta ndalin këtë luftë pa arritur objektivat e tyre. Presidenti rus i dha NATOs 14 vjet për ta shmangur atë luftë dhe NATO i përdori ato 14 vjet për ta shpejtuar fillimin e saj. Disfata politike e ushtarake e NATOs në Ukrainë është një mësim i mirë për të, në mënyrë që në të ardhmen, në aventurat e saj të përherëshme luftënxitëse, NATO t’i zgjedhë më me kujdes miqtë dhe armiqë: Jo të gjitha vendet janë Afganistan dhe Libi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull