Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027, Rama në Spanjë: Do të sjellë rreth 3 mijë juristë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Spanjë dha detaje për mbajtjen e Kongresit Botëror të Ligjit, i cili do mbahet pas dy vitesh në Shqipëri.

Ai theksoi se Kongresi në fjalë do të sjellë në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan Rama, teksa ka ndarë pamje dhe foto familjare me anëtarët e “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull