Ish-deputeti demokrat: Pse PD nuk e përmend Avokatin e Popullit, ku Klotilda Bushka ka kërcënuar dëshmitarët?

1 Minuta Lexim

Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen e Klotdilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve, pas akuzave të SPAK se ajo ka intimiduar dëshmitarët e dosjes së Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Por ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, e sheh të habitshme pse PD nuk ka përmend Avokatin e Popullit, ku dhe pretendohet se janë kërcënuar dëshmitarët nga Bushka.

“Në këndvështrimin tim, PD (Partia Demokratike), me të drejtë kërkon largimin e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve, të vënë nën hetim nga SPAK, lidhur me akuzat për asgjësim provash, në çështjen penale në ngarkim të Erion Veliajt.

Ajo që më bën përshtypje në këtë kërkesë është fakti që, nuk përmëndet në asnjë paragraf roli dhe përgjegjësia e Avokatit të Popullit që në rastin në fjalë, ka vënë në dispozicion të intimidimit, joshjes dhe kërcënimit të dëshmitarëve, ambientet e institucionit të tij.

Zyrat e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, paskan shërbyer si “ambiente të sigurimit të shtetit” për joshjen, kërcënimin dhe intimidimin e dëshmitarëve të çështjes.

Në mendimin tim, kjo e zbeh kërkesën e PD-së”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull