SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro!

1 Minuta Lexim

Këtë të enjte SPAK ka dhënë pretencën duke kërkuar 3 vite burg për Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës i akuzuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim lidhur me tjetërsimin e tokave që kaluan për investim strategjik.

SPAK ka kërkuar që Goro të deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim dhe fshehje pasurie.

Gjithashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e 10 mijë metrave katror toke që do të kalonin për investime strategjike si dhe konfiskimin e një apartamenti që është fshehur nga Goro.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull