Java në një fabul edhe në një eksperiment !

5 Minuta Lexim
Nga Irena Beqiraj-
Gjithe cfarë kam lexuar dëgjuar nga juristë , ekonomistë , gazetarë , politikanë ketë javë mund të përmblidhet në nje fabul që me tregonte dikur një burrë i mencur edhe në një eksperiment të kryer në 1954 :
Në një pyll kafshët do të zgjidhnin drejtuesin .
Pasi u menduan gjatë ja ofruan këtë punë ariut .
Flm thotë ariu, por para se ta pranoj me duhet të flas me gruan .
Arusha sapo e morri vesh ja kthen -” Ne kemi shtëpi , 6 muaj i kalojmë në gjumë . Për cfarë na duhet neve të drejtojmë ? Pastaj , si mund të drejtojmë kur gjysmën e vitit nuk dalim nga guva jonë” ?
Ariu kokë varur refuzoi ofertën!
Kafshët e pyllit menduan për lejlekun . Ai është i ditur, jeton edhe jashtë pyllit ne diasporë , do të dijë të sjellë drejtim modern në pyllin tonë .
I lumtur lejleku shkon pyet gruan . Në asnjë mënyrë, i thotë ajo . Ne një pjesë të mirë të kohës jemi në shtegëtim .Fëmijët tanë mund të mos kthehen fare këtu . Për cilat arsye në botë ne duhet të lidhim jetën tonë me ketë pyll ?
Leljeku I zënë ngushtë nga arsyetimi pa asnjë të metë I gruas refuzon ofertën për të drejtuar pyllin.
Diku në heshtje priste me padurim majmuni, t’ja propozonin detyrën e drejtimit te pyllit .
Casti erdhi ….. Për të mos rënë në sy për padurimin e tij, vendosi të sillet si ariu edhe lejleku . Falenderoi me përulje , por mori kohë pasi duhet të fliste edhe ai me familjen .
Shkoi edhe i tha majmunkës propozimin e kafshëve të pyllit .
E përse nuk the po direkt? – i kthehet majmunka .
Por, vendosa të mendohem të të pyes edhe ty …. fundja ketë bëri lejleku edhe ariu – u përgjigj majmuni.
Po ku kë ti more idjot luksin të mendohesh, si ariu e lejleku . Fëmijët e tu të zheshur zihen pemëve për një banane! Merr urgjent drejtimin e leri dënglat, të jetojë edhe unë një ditë si zonjë !
😂😂😂😂
Eksperimenti i përket vitit 1954, Albert Hastorf psikolog në Universitetin e Dartmouth -it dhe Hadley Cantril homologu i tij në Universitetin Princeton, u kërkuan studentëve të tyre që të gjejnë gabimet dhe të vlerësojnë ashpërsinë e lojtarëve gjatë një ndeshjeje futbolli midis dy ekipeve të dy kolegjeve.
Ishte një lojë e ashpër, një qendërmbrojtës kishte thyer këmbën. Studentët e Dartmouth prireshin të anashkalonin faullet e Dartmouthit, por ishin të shpejtë për të kapur mëkatet e lojtarëve të Princeton. Studentët e Princeton kishin prirje të kundërt.
Studiuesit arritën në përfundimin se pavarësisht se u shfaqën të njëjtat pamje, studentët e Dartmouth dhe Princeton nuk panë të njëjtën ngjarje. Secili student kishte perceptimin e tij, të lidhur ngushtë me përkatësinë personale. Titulli që i vendosen studimit ishte “Ata panë të njejtën lojë”
E ndërsa debati në dukje juridik, më shumë se juridik është politik i njëanshëm. Politika sot po kërkon një drejtësi me dy standarte ku “në të njëjtën lojë” disa trajtohen si te nënës e disa të njerkes. Ndaj argumenet që po hidhen në publik janë toksike , kontradiktore, aspak bindëse.
Ndaj konkluzioni socio ekonomik i fabulës së majmunit edhe eksperimentit nuk duhen anashkaluar :
1) ndarja e politikës nga morali është arsyeja përse qëllimet e njerzve qe i futen politikës janë të ndryshme, e nuk kanë asnjë lidhje me të mirën publike .Edhe ne cdo rast nëse pas burrave/ grave në drejtim ka gra/ burra ambicioze që ndikojnë vendimet, interesat personale do jenë parësore edhe të vetmet!
2)Në ketë debat shoqëria po shtyhet sërisht të shfaqet sentimentalisht e ndjeshme ndaj “mosrespektimin” të ligjeve, duke e ftuar shoqërinë si gjithmonë të anashkalojë edhe mosvleresojë mungesën e moralit edhe ndershmërisë si themeli bazë i të drejtës shoqërore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull