VIDEO/ Rama i përgjigjet deklaratave të Berishës për shkrirjen e SPAK-ut: Nuk kanë ç’i bëjnë, nuk do të marrin votat më 11 maj

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetin e tij social Facebook disa mesazhe mbi reformën në drejtësi dhe ecurinë e punës së SPAK-ut e GJKKO-s.

Rama komentoi dhe deklaratat e Sali Berishës, i cili tha se kur PD të vijë në pushtet do ta shkrijë SPAK-un.

Shefi i qeverisë tha se kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi PD do të humbasë sërish në 11 maj.

“Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj po u dhanë votën do ta shkrijnë SPAK-un.

Natyrisht, s’kam nevojë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë çfarë i bëjnë SPAK-ut”, tha Rama ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull