Trump nisë “fshesën” në Administratë

2 Minuta Lexim

Administrata Trump ka nisur zbatimin e një plani për uljen e numrit të punonjësve në agjencitë federale, duke nxjerrë një memo që udhëzon institucionet mbi mënyrën se si të kryejnë pushime masive nga puna

Ky është një hap tjetër drejt zvogëlimit të stafit të qeverisë, një përpjekje kjo për të kursyer shpenzimet.

Në memo, zyrtarët e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit dhe Zyrës së Menaxhimit të Personelit kërkojnë që agjencitë të identifikojnë pozicionet e punës që nuk janë të nevojshme dhe të bëjnë reduktime të konsiderueshme të stafit. Po ashtu, ato duhet të paraqesin planet për uljen e shpenzimeve dhe pasurive federale, si dhe të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët.

Një masë e rëndësishme është kufizimi i punësimeve të reja, duke lejuar vetëm një person të ri për çdo katër punonjës që largohen. Pozitat që lidhen me sigurinë dhe shërbimet jetike, si dhe ushtria dhe shërbimi i postës, janë përjashtuar nga këto masa.

Kjo nismë e administratës Trump synon të rrisë efikasitetin në operacionet federale, por ka shkaktuar shqetësim tek shumë punonjës, të cilët deri tani kanë pasur një siguri të konsiderueshme pune.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull