Kryeministri britanik përpara takimit me Trump: Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme

1 Minuta Lexim

Kryeministri britanik Keir Starmer ka nënvizuar rëndësinë e unitetit përpara takimit të tij sot në Shtëpinë e Bardhë.

“Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe është më e rëndësishme se kurrë që ne të jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha Starmer në komentet e publikuara nga Downing Street.

Kryeministri përmendi gjithashtu ekonominë, kufijtë dhe sigurinë kombëtare si pika kyçe në agjendën e tij me qeverinë duke theksuar gjithashtu AI dhe hapësirën si mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me SHBA-në.

Të mërkurën, Starmer do të takohej me CEO të bizneseve të mëdha amerikane në një përpjekje për të shfaqur ofertën e Britanisë së Madhe për investitorët.

Lufta në Ukrainë do të jetë një pikë qendrore për takimin dhe ajo pason vizitën e Macron në Uashington DC në fillim të javës, kur u takua me presidentin e SHBA, Donald Trump për të diskutuar sigurinë e Ukrainës.

Ditë pas përvjetorit të tretë të pushtimit të Rusisë, kryeministri ka thënë se do të bënte çmos të mos kishte negociata për Ukrainën pa Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull